Në Britaninë e Madhe, 55.892 raste të reja të koronavirusit u konfirmuan në 24 orët e fundit, që është bilanci më i lartë ditor që nga fillimi i epidemisë dhe 964 njerëz vd iq ën.

Rekordi i mëparshëm u vendos më 29 dhjetor, kur kishte 53.135 infeksione të reja, sipas faqes në internet të Worldometers.

Sipas të dhënave të qeverisë, 50.023 raste të reja dhe 981 vdekje u regjistruan një ditë më parë.