Në një kohë kur rastet me koronavirus po rriten cdo ditë, teksa ekspertët flasin edhe për një valë të tretë në muajt e parë të vitit 2021, vaksina antiCOVID duket e vetmja shpresë për të frenuar pandeminë. Shqipëria është pjesë e aleancës GAVI dhe nëpërmjet mekanizmit COVAX ka siguruar tashmë 1,114,000 doza vaksine (1 qytetar bën dy doza, pra bëhet fjalë për 570 mijë qytetarë ose 20% e popullatës që janë dhe grupet vulnerabël).
Për këtë, nëpërmjet ligjit të miratuar “PËR RATIFIKIMIN E MARRËVESHJES
SË ANGAZHIMIT, NDЁRMJET KËSHILLIT TË MINISTRAVE TË REPUBLIKËS SË SHQIPËRISË, PËRFAQËSUAR NGA MINISTRIA E SHËNDETËSISË DHE MBROJTJES SOCIALE, DHE ALEANCËS GAVI, PËR PJESËMARRJEN NË STRUKTURËN GLOBALE TË QASJES NË VAKSINAT COVID-19 (COVAX FACILITY)”, Shqipëria ka siguruar 1,114,000 doza vaksine, duke parapaguar 3.9 milion dollarë.
COVAX Facility (mekanizmi Covax) ka si objektiv të ndalojë fazën akute të infeksionit deri në fund të 2021 duke prodhuar dhe shpërndarë 2 miliard doza vaksine dhe duke ofruar akses të barabartë për të gjithë pjesmarrësit.
Aktualisht, portofoli i COVAX Facility përmban mbi 10 kompani të ndryshme që po merren me zhvillimin e një vaksine kundra SARS-CoV-2 dhe po punon për të lidhur marrëveshje edhe me kompani të tjera. Vaksinat po prodhohen bazuar në 5 teknologji të ndryshme që sa më shpejt të fillojë shpërndarja e dozave të vaksinës. Veç kësaj, Kryeministri Edi Rama ka udhetuar drejt Shteteve të Bashkuara për të siguruar -sic u shpreh ai- sa më parë vaksinen kundër Armikut të Padukshëm.
https://qbz.gov.al/eli/ligj/2020/10/29/134/fffc2464-14fe-4dd2-a5f0-8f78c6d23ee3;q=Covax