Shpenzimet e drejtpërdrejta nga buxheti i shtetit në luftën kundër pandemisë së shkaktuar nga COVID-19 gjatë vitit të ardhshëm, përfshirë vaksinën llogariten të jenë 6 miliardë lekë. Ministrja e Financave dhe Ekonomisë, Anila Denaj bëri të ditur sot se buxheti për sektorin e shëndetësisë në vitin 2021, do të jetë në nivelin e 3.7 % e PBB-së.
“Vetëm shpenzimet e drejtpërdrejta për pandeminë gjatë vitit të ardhshëm, përfshirë vaksinën kundër COVID-19 do të jenë 6 miliardë lekë”, tha Denaj. Sipas saj, investimet në sektorin shëndetësor do kenë në fokus qendrat shëndetësore, spitalet rajonale dhe maternitetet. Në total, tha ajo, janë parashikuar 20.6 miliardë lekë për rikonstruksione dhe investime në spitale rajonale, maternitete dhe 300 qendra shëndetësore.