Piloti britanik, shtatë herë kampion bote në Formula 1, është nderuar nga mbretëresha Elisabeth II me titullin e lartë të kalorësisë duke u bërë “Sir”, së bashku me aktoren e vjetër Sheila Hancock e cila u bë “Dame” në moshën 87 vjeçare, dhe disa punonjës të sistemit shëndetësor që luftuan kundër pandemisë.
Ndërsa futbollistët e vjetër Jimmy Greaves e Ron Flowers morën titullin e dytë MBE (Urdhri i Mbretërisë Britanike) së bashku me artistët Craig David dhe shkrimtarin Jed Mercurio.
35 vjeçari Hamilton, i cili ka një pasuri të llogaritur 300 milionë euro, mori çmimin megjithse nuk jeton në Britani që prej vitit 2007 duke zgjedhur të jetojë në vendet me politika më të buta fiskale për të pasurit, si Zvicra e Monako.
Por ai insiston se paguan taksa në Britani pasi ka rreth 1,000 njerëz të punësuar. Kryeministri Boris Johnson raportohet se ishte vënë nën presion për të përfshirë Hamilton në listën e nderimeve të fundvitit kur ai barazoi rekordin e legjendës së Formula 1, Michael Schumacher me shtatë tituj kampioni, dhe gjithashtu si mbështetës i lëvizjes anti-raciste Black Lives Matter. Hamilton është rritur në një banesë sociale në Stevenage, Hertfordshire.
Mediat thonin se Johnson dëshironte nderimin e lartë për Hamilton si figura e parë sportive britanike që e merrte titullin.
Disa politikane dhe anëtarë të publikut hidhnin dyshime se përse duhet të nderohej Hamilton, i cili është një nga sportistët më të pasur dhe prej kohësh jo-rezident në Britani.
Zyrtarë qeveritare shtuan se ishin të nderuar të jepnin çmimet për punonjësit e spikatur të luftës kundër pandemisë që kanë shpëtuar mijëra jetë nga virusi.