Nëntë muaj pasi Zagrebi u godit nga një tërmet i fuqishëm, shumë nga të prekurit nuk e dinë ende se kur do të ndërtohen shtëpitë e tyre. Madje, ata po përballen me një dimër të gjatë, të sistemuar në banesa me qira, hostele apo edhe kontejnerë.
“Shtëpia ime u dëmtua aq shumë gjatë tërmetit saqë i vunë shiritin e ku” – thotë 54-vjeçarja Suzana Krhen nga Maskusevec. Një lagje kjo në verilindje të kryeqytetit kroat, afër epiqendrës së tërmetit të 22 marsit.
Qytetarët e Zagrebit e dinë mirë se çfarë do të thotë ai shirit i kuq: Ndërtesa është e papërdorshme dhe kërkon shembjen dhe rinovimin e plotë. Krhen beson se shtëpia e saj do të duhet të shembet plotësisht dhe të rindërtohet. Ndërsa pret për një shtëpi të re, ajo jeton në një kontejner të ngritur në oborr.
“Është një kontejner 15 metra katror me kondicioner” – thotë ajo për BIRN, duke shpjeguar se e përfitoi atë falas, por ndërkohë banjën dhe kuzhinën e ka në garazh.
Jeta ende nuk është e lehtë, sidomos në dimër, pasi ajo duhet të lëvizë jashtë nga kontejnerët për të arritur në kuzhinën dhe banjën e improvizuar. Për rindërtimin, ligjvënësit kroatë ranë dakord vetëm në shtator, pra 5 muaj pas tërmetit.
“My house was so damaged during the earthquake that it got a red sticker.”
Zagreb citizens know well what that red sticker means: the building is unusable and requires either demolition or thorough renovation.
But where will they live now?
Read more: https://t.co/pAjoBwbzxy pic.twitter.com/t2xQoWDzyX
— Balkan Insight (@BalkanInsight) December 28, 2020