Një gjykatë e Apelit në Milano konrmoi të enjten një dënim kundër ish-sulmuesit të Milanit dhe Brazilit, Robinho, me 9 vite për përd hunimin e një vajze shqiptare 22-vjeçare. Ngjarja ka ndodhur në një diskotekë të Milanos më 22 janar 2013. Robinho u gjet përsëri fajtor për veprën e përd hunimit me pesë persona të tjerë. Apeli, gjithashtu dënoi një nga miqtë e Robinho, Ricardo Falco, një tjetër brazilian, me 9 vite bu rg, siç bëri gjykata e shkallës së parë. Për katër të tjerët, të akuzuar për përd hunim në grup, ndërsa përtonin nga vajza shqiptare, që ishte e dehur, gjyqi ishte pezulluar.
Robinho dhe Ricardo u urdhëruan t’i paguanin të përd hunuarës dëmet prej 60.000 euro. Prokurorët kishin kërkuar 10 vite bu rg për ta. Robinho, 36 vjeç, i cili luajti për Milanin midis citeve 2010 dhe 2014, duke shënuar 25 gola në 108 paraqitje, i mohon akuzat. Ai ka 100 paraqitje me Brazilin dhe 28 gola.