Unë kam një rregull të thjeshtë për të kuptuar këto historitë e koronavirusit: “variant i ri” ose “tendosje e re”. Pyesni: “A ka ndryshuar sjellja e virusit?” Një virus i ndryshuar tingëllon instiktivisht i frikshëm. Po kjo është ajo që bëjnë viruset, ndryshojnë. Shumicën e kohës virusi ndryshon vetveten në një mënyrë të tillë që përkeqësohet kur na infekton dhe varianti i ri thjesht shuhet. Nuk ka prova të qarta se varianti i ri i koronavirusit, i cili është zbuluar në Anglinë juglindore transmetohet më lehtë, mund të shkaktojë simptoma më serioze ose ta bëjë vaksinën të padobishme. Por, ka dy arsye pse shkencëtarët po e vëzhgojnë nga afër. E para është se nivelet e variantit janë më të larta në vendet ku rastet janë më të larta. Është një shenjë paralajmëruese, Megjithëse mund të interpretohet në dy mënyra. Virusi mund të ketë ndryshuar për t’u përhapur më lehtë dhe po shkakton më shumë infeksione. Po këto variante mund të infektojnë njerëzit e duhur, në kohën e duhur. Është një shpjegim i thjeshtë edhe për përhapjen e variantit spanjoll, gjatë verës, sepse njerëzit e merrnin virusin kur shkonin me pushime dhe e çonin në shtëpi. Do të duhen eksperimente në laborator për të kuptuar nëse ky variant është vërtet një infektues më i mirë se gjithë të tjerët. Ndërsa arsyeja tjetër, për të cilët shkencëtarët ende nuk kanë një përgjigje, është mënyra sesi ka ndryshuar virusi.

Ka dy grupe të dukshme mutacioni dhe unë kërkoj falje që po përmend emrat e tyre të shëmtuar. Të dyja gjenden në proteinën thelbësore Spike, e cila është çelësi që virusi përdor për të hapur portën dhe të hyjë në qelizat e trupit tonë, në mënyrë që t’i rrëmbejë ato, informon dritare.net

-Mutacioni N501 (ju paralajmërova) ndryshon pjesën më të rëndësishme të proteinës, e njohur si “fusha e lidhjes së receptorëve”. Këtu Spike krijon kontaktin e parë me sipërfaqen e qelizave të trupit tonë. I jep avantazh çdo ndryshimi që ia bën më të lehtë punën virusit, për të hyrë brenda. -Mutacioni tjetër, varianti H69 / V70 është shfaqur disa herë më parë, madje është përshtatur mirë te vizonat. Për t’u shqetësuar është fakti se, antitrupat nga gjaku i të mbijetuarve ishin më pak të efektshëm nga sulmi i këtij varianti të virusit. Përsëri, do të duhen më shumë studime laboratorike për të kuptuar se çfarë po ndodh në të vërtetë. Prof. Alan McNally, nga Universiteti i Birmingham, tha: “Ne e dimë se ekziston një variant, por nuk dimë se çfarë do të thotë biologjikisht. Është shumë herët për të dalë në përfundimin, se sa i rëndësishëm mund të jetë ose jo.”

Mutacionet në proteinë Spike çojnë në pyetje që kanë lidhje me vaksinën. Sepse të tria vaksinat kryesore, Pfizer, Moderna dhe e Oksfordit, stërvitin sistemin imunitar për të sulmuar proteinën Spike. Megjithatë, trupi mëson të sulmojë pjesë të shumta të kësaj proteine. Kjo është arsyeja pse zyrtarët shëndetësorë janë të bindur se vaksina do të funksionojë kundër këtij varianti. Ky është një virus që evoluoi te kafshët dhe kaloi te njerëzit një vit më parë. Që nga ajo kohë ajo ka pësuar dy mutacione në muaj. Merrni një mostër sot dhe krahasojeni me ato të parat nga Wuhan në Kinë dhe do të shihni se ka rreth 25 mutacioni në mes. Koronavirusi po provon kombinime të ndryshme mutacionesh për të infektuar siç duhet njerëzit. Ne e kemi parë të ndodhë më parë. Shfaqja dhe mbizotërimi global i një varianti tjetër (G614) shihet nga shumë njerëz, pasi virusi po përmirësohet për t’u përhapur. Por së shpejti, vaksinimi masiv do të ushtrojë një lloj tjetër presioni mbi virusin sepse ai do të duhet të ndryshojë në mënyrë që të infektojë njerëzit që janë imunizuar. Nëse kjo nxit evolucionin e virusit, mund të na duhet të azhurnojmë rregullisht vaksinat, siç bëjmë për gripin./dritare .net