Nga Artur Ajazi

Më shumë se kurrë ndonjëherë në historinë e këtij vendi, politika e vjetër destruktive dhe vemjet e saj,u janë sulur gjithçkaje të begatë që prodhon jeta njerësore.Kryetarë partish, analistë të mirëpaguar, “poetë” dhe “shkrimtarë” të sponsorizuar,njerës që nuk kanë kurrëfarë dinjiteti dhe personaliteti,kanë mbushur portalet dhe ekranet, dhe ç’nuk po tjerrin, shpifin, dhe alarmojnë gjithë dynjanë, për “rrezikun Rama”.

Eshtë e pështirë të shikosh se si mercenarë me kollare të “dhuruara” në seli partish apo resorte luksi, bëjnë gjithollogun, japin leksione që asnjë mediokërr nuk do ti dëgjonte dhe besonte, shpikin “teori konspiracioni” dhe përgojojnë gjithë drejtuesit e një qeverie legjitime, herë në emër të drejtuesit të Presidencës, herë në emër të një klani që gjithëherët ka qenë i lidhur ngushtë me segmente të anshqiptarizmit. Dita e bekuar e 25 Prillit, duhet ta spastrojë këtë ulluk të mbushur me llum, dhe ky duhet të jetë kushti kryesor për të çliruar vendin nga makabriteti, nga pseudopatriotizmi, dhe bishtat e atyre që derdhin paranë si lumë, për të tensionuar situatën, rendin, qetësinë, dhe rënduar më shumë hallet dhe problemet e shqiptarëve.

Dita e bekuar e 25 Prillit, duhet të flakë në kanal, ata që nuk e kanë për gajle të bëjnë marrëveshje edhe me djallin, vetëm të rrëzojnë qeverinë e Edi Ramës, duhet të largojë me turp nga skena politike ata që nuk kanë rreshtur së shari dhe mallëkuari, çdo investim që përmirëson jetën e shqiptarëve, ata që ndjellin të zezën edhe kur shohin gjithkund të bardhën, pasi ky është misioni i tyre. Dita e bekuar e 25 Prillit, duhet dhe do të pastrojë nga rradhët e saj, partiçkat parazite që vetëm politikë nuk bëjnë, ato formacione korruptive që kanë 30 vjet që thithin gjakun dhe djersën e shqiptarëve, që mbushin xhepat me milionat, duke shitur pasurinë e këtij populli dhe duke blerë çifliqe për veten dhe familjarët e tyre. Dita e bekuar e 25 Prillit, do të turpërojë para këtij populli, ata që kanë 30 vjet që krekosen majë “plehut” dhe deklarojnë se janë “politikanë karriere”, ata që ç’nuk kanë bërë, e ç’nuk kanë thënë për vatanin e tyre, dhe që sot duan të vijnë edhe në pushtet.

Dita e bekuar e 25 Prillit, do të sjellë përmbysjen e madhe të mentaliteteve bajraktariste dhe shoviniste mbi drejtimin e shtetit, dhe do ti tregojë Europës, se edhe shqiptarët dinë të bëjnë diferencën, duke i treguar vendin të ligut dhe bishtave që zvarriten pas tij. Dita e bekuar e 25 Prillit, do të sfumojë propogandën bajate të atyre që thonë se “po largohen të rinjtë”, të atyre që sa ishin në pushtet kultivuan analfabetizmin si “arritje” dhe lanë pa shkollë mijëra fëmijë, falë qeverisjes së keqe dhe paaftësive në drejtimin e saj. Dita e bekuar e 25 Prillit, do të pensionojë përfundimisht dhe do të dërgojë para ligjit, ata që kanë hesape të pambyllura me drejtësinë e re, dhe që kërkojnë me çdo kusht të ringjallin fantazmën e drejtësisë së vjetër.