Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës solli sot në vëmendje të pasagjerëve që udhëtojnë në Hollandë, masat e fundit shtesë që janë vendosur nga pala holandeze në përpjekje për të kontrolluar përhapjen e pandemisë COVID-19.
“Që nga 29 dhjetori të gjithë individët (përfshirë qytetarët hollandezë) duhet të paraqesin një provë negative PCR Sars-Cov-2 / COVID-19 maksimum 72 orë para mbërritjes, bashkë me një Formular të Deklaratës së Testit Negativ përpara se të hipin në avion”, njofton TIA.
Po ashtu bëhet e ditur se “pasagjerëve që mbërrijnë në Holandë pa rezultate të vlefshme të testit negativ dhe formularit të detyrueshëm mund t’u refuzohet hyrja në Hollandë dhe do të duhet të nisen përsëri në vendin e nisjes”.