Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 10 fluturime për datën 16 dhjetor 2020.⠀⠀ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa nënvizohet fakti se, maskat janë të detyrueshme.

TIA konfirmon se, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:⠀ Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim