Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës ka konfirmuar 13 fluturime për datën 12 dhjetor 2020.⠀⠀ Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron se pasagjerët duhet të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërsa nënvizohet fakti se, maskat janë të detyrueshme.

TIA konfirmon se, lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e shtunë janë:⠀

Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim.
Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Verona dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Bergamo dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim. Albawings – Tiranë – Ankona dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Milano dhe kthim. Wizz Air – Tiranë – Luton dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Bolonja dhe kthim. Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim.