Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 8 fluturime për datën 31 dhjetor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.
“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim. Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e enjte janë:⠀
⠀
Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Serbia – Tiranë – Beograd dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Dortmund dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Mulhouse dhe kthim Air Albania – Tiranë – Piza dhe kthim EasyJet – Tiranë – Gjeneve dhe kthim Air Albania – Tiranë – Verona dhe kthim