Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës, konfirmoi 4 fluturime për ditën e mërkurë, 2 dhjetor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës (TIA) u bën thirrje pasagjerëve të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës, ndërkohë që thekson se maskat janë të detyrueshme. Po ashtu, TIA njofton se lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit e BE-së dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse.

Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë janë:⠀ Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Lufthansa – Tiranë – Frankfurt dhe kthim Aegean – Tiranë – Athinë dhe kthim Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim