Autoriteti Kombëtar i Ushqimit (AKU) po vijon në terren kontrollin dhe monitorimin e bizneseve për zbatimin e protokolleve të përcaktuara nga autoritetet në kuadër të luftës për parandalimin e përhapjes së COVID-19. Sipas AKU-së, janë kryer 549 inspektime dhe monitorime në 24 orët e fundit. “Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 29 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD”, – bën të ditur AKU.

Referuar Planit të Marrjes së Mostrave janë marrë 27 mostra në monitorim të produktit qumësht. AKU si pjesë e Taskforcës antiCovid vijon me monitorimet në të gjitha kategoritë e bizneseve për zbatim të protokolleve.
Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka kryer inspektime dhe monitorime dhe ka këshilluar 528 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë. Gjatë monitorimit është konstatuar se subjektet i respektojnë kushtet higjieno-sanitare dhe respektohet përdorimi i dorezave dhe maskave.