Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës “Nënë Tereza” ka konfirmuar 8 fluturime për datën 30 dhjetor 2020. Aeroporti Ndërkombëtar i Tiranës sqaron pasagjerët të kontaktojnë kompanitë ajrore përpara çdo udhëtimi dhe shtetet pritëse për rregullat e karantinës dhe të respektojnë protokollet e higjienës. Maskat janë të detyrueshme.“Lejohen të udhëtojnë vetëm rezidentët në Bashkimin Europian, nënshtetasit EU dhe qytetarët që plotësojnë kushtet e udhëtimit, sipas vendeve pritëse”, thuhet në njoftim.
Tirana International Airport njofton se fluturimet e konfirmuara për ditën e mërkurë, 30 dhjetor 2020 janë: Pegasus – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Memmingen dhe kthim Air Albania – Tiranë – Stamboll dhe kthim Wizz Air – Tiranë – Berlin dhe kthim
Air Albania – Tiranë – Bergamo dhe kthim Austrian Airlines – Tiranë – Vjenë dhe kthim Alitalia – Tiranë – Romë dhe kthim TUI – Tiranë – Bruksel dhe kthim