Drejtori i Urgjencës Kombëtare, Skënder Brataj u shpreh se ende nuk mund të flitet për lehtësim masash. Në një intervistë televizive, Brataj tha se “në këtë moment nuk mund të flasim për lehtësim të masave. Edhe opinioni publik është më shumë i përgatitur për shtrëngim masash sesa për lirim masash sepse rezultati i tanishëm është pasqyrë e tre javëve më parë siç është vepruar. Pra nëse përdorimi i maskave, shtrëngimi i orarit apo disa aktiviteteve dhanë këtë efikasitet, situatën e tanishme, respektimin e masave të tanishme, rezultatet do t’i shohim në dy-tre javët e fundit ose në fund të muajit. Kështu që nuk mund të mendohet në këtë moment për lirimin e masave sepse në fund të fundit ne nuk kemi kaluar në masa të ashpra, por jemi në masa të lehte dhe të mesme deri në këtë moment. Nëse kontrolli do të jetë ky që është me këto masa, mendoj pse duhet të eksperimentojmë dhe të rrezikojmë duke parë akoma që është në një përqindje shumë të lartë i përhapjes së tij. Kështu që nuk do të rrezikoja personalisht në lirim masash”.
Më tej, Brataj u shpreh se “mua nuk më shqetëson fakti sesa pret autoambulanca përpara spitalit edhe kur ka ndodhur ka ndodhur për pak momente apo një ditë disa orë ku ka qenë disa shkaqe së bashku që kanë çuar në atë situatë. Që nga fillimi i epidemisë deri tani ka qenë një menaxhim i situatës sidomos Tirana sepse Tirana është barometri i situatës dhe numrat më të mëdhenj si të infektuar si shtrimet janë nga Tirana. Menaxhimi i Tiranës ka qenë gjithmonë midis dy spitaleve COVID. Menaxhimi i saj ka qene me muaj sidomos në muajt e parë dhe një muaj ka qenë infektivi dhe një muaj ka qenë COVID2. Duke parë që pati disa momente spostimi plus, të dy COVID-et kanë pasur njëra verilindje dhe tjetra juglindje si menaxhim të rasteve COVID nga spitalet bashkiake apo rajonale. Duke parë që një muaj ishte një kohë disi e gjatë dhe një spital nuk mund ta përballonte atëherë bëhej shpërndarja midis dy spitaleve. Kjo ka ndodhur më shumë në dy muajt e fundit dhe jo në fillim sepse situata ishte më e përballueshme”.
Kreu i Urgjencës Kombëtare u shpreh se menaxhimi në të katërt spitalet e bën më të lehtë uljen e pritjes së autoambulancave në spitale. Rezulton një ulje shumë e vogël, por që për ne është një sinjal pozitiv shumë i madh. Ne kemi monitorimin e përditshëm të situatës. Në 24 orët e fundit më rezulton që janë 58 shtrime. Javën e kaluar ishin 80-85. Kuptohet që nga 132 vizita për COVID-19, 74 janë trajtuar në banesa akoma sepse janë forma të lehta dhe të mesme të cilat mund të menaxhohen akoma në banesë.