Aktori, muzikanti, autori dhe aktivisti i njohur shqiptar, Çun Lajçi, ka dhënë së fundmi një lajm të trishtë për veten e tij. Lajçi ka treguar se në një kontroll rutinë për veshët, ka marrë një lajm të keq. Aktori kishte humbur plotësisht dëgjimin në njërin vesh, ndërsa në zërin tjetër dëgjimi i tij ishte vetëm 30%.
Lajçi tha se ishte gati për ta humbur plotësisht dëgjimin dhe gjëja e vetme për të cilën do të trishtohej më shumë, ishte fakti që s’do t’i dëgjonte më tingujt e lahutës. Ai i ka bërë thirrje të gjithëve të mos i ngelë hatri nëse e thërrasin në rrugë dhe ai nuk kthen kokën.
Në postimin e tij në Facebook, Lajçi shkruan: “E trisht, Isha ne nji kontrollë rutinore për vesh. Dhe fatkeqësisht njeni vesh papritmas e ka humbë ndëgjimin. Tjetri edhe 30% funkcionon! Pse? S’e diti as doktori! Nese m’shurdhohet edhe ky tjetri, do t’me mbetet peng që s’do ta ndëgjoj zanin e lahutës e s’do t’mundem me knua ma!
Për tjetër gja shnosh! Nëse s’e kthej kryet kur t’me thirrni n’rrugë. Mos u hatroni
S’e kam nga mendjemadhësia. E trisht!”.