Anthony Fauci, kreu i Institutit Kombëtar për Alergji dhe Sëmundje Ngjitëse në Amerikë, ka folur në lidhje me mutacionin e ri të Covid-19. Në një deklaratë për mediat ai ka thënë se dhe në Shtetet e Bashkuara mund të ketë raste të mutacionit të ri, duke u bazuar në shpërndarjen në Britani dhe në vende e tjera të botës.

“Këtë duhet ta parashikoni, kur e shihni se është shpërndarë në vendet si Britania e Madhe. Ekzistojnë mutacione që po i shohim edhe në Afrikën e Jugut , e duke marrë parasysh udhëtimet që po ndodhin në mbarë botën, nuk do të befasohesha që tashmë ka mbërritur tek ne,”-ka thënë Fauci.

Gjithashtu, Fauci ka shpjeguar se duke marrë parasysh se koronavirusi i ri është pjesë e grupit RNK të viruseve që shpesh pësojnë mutacione, shpërndaja e tij mund të jetë më e shpejt.

“Shumica e mutacioneve nuk kanë ndonjë rol funksional dhe kjo do t’i mundësonte virusit një përhapje më të shpejtë”. Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe. Pak ditë më parë në Angli u shfaq një mutacion i ri i Covid-19. Deri tani Anglia e ka izoluar të gjithë vendin ndërkohë që shtetet e Evropës dhe të botës kanë anuluar të gjitha fluturimet me Britaninë e Madhe.