Autoriteti Kombëtar i Ushqimit kreu gjatë 24 orëve të fundit 467 inspektime në subjektet tregtare në vend ku në fokus ishte zbatimi i protokolleve antiCOVID.
“Gjatë kontrolleve zyrtare për garantimin e sigurisë ushqimore në operatorë të biznesit janë dhënë 21 masa me paralajmërim përgjithësisht për rinovim të librezave shëndetësore, rinovim të analizave të ujit dhe planit DDD”, bën të ditur AKU. Inspektorët e AKU-së po ashtu kryen marrjen e 59 mostrave në monitorim të produktit qumësht.
“Me kërkesë të vetë subjektit janë asgjësuar një sasi prej 1 ton produkte ushqimore, ndërsa ne një tjetër subjekt janë asgjësuar 26,717 litra pije joalkoolike me afat të kaluar përdorimi”, thotë AKU. Po ashtu, Autoriteti Kombëtar i Ushqimit ka këshilluar 431 qytetarë për mbajtjen e maskës në zbatim të protokolleve të sigurisë.