Ambasada e Shqipërisë në Greqi njofton se shërbimi për shtetasit shqiptarë do të ndërpritet në datën 31 dhjetor për të rifilluar punë në 5 janar të 2021. Ambasada sqaron ndër të tjera se ‘’zyrat e aplikimit dhe shpërndarjes të kartave të identitetit dhe pasaportave biometrike, ditën e enjte, datë 31 dhjetor 2020, nuk do të ofrojnë shërbim’’.

‘’ Ky pezullim i përkohshëm i aplikimeve bëhet për shkak se kompania koncesionare do të kryejë mirëmbajtjen vjetore dhe inventarin. Dita e fundit që qytetarët mund të aplikojnë është e mërkura, 30 dhjetor 2020.Për shkak të festave të ndërrimit të viteve, shërbimi do të rifillojë të martën, më 5 janar 2021. Duke ju falenderuar për mirëkuptimin, ju urojmë vit i mbarë 2021’’,thuhet më tej, në njoftimin zyrtar.