Ambasadorja amerikane, Yuri Kim ka takuar ditën e sotme ministren e Energjisë dhe Infrastrukturës, Belinda Ballukun. Znj.Kim shkruan se foli me Ballukun shpreson të ndërtojnë një memorandum mirëkuptimi (MOU) strategjik për bashkëpunimin ekonomik.
Ambasadorja zbulon se me Ballukun folën për bashkëpunimin për të mbrojtur infrastrukturën kritike, diversifikimin e energjisë, tërheqjen e investimeve si dhe për rritjen e investimeve nga bizneset amerikane në Shqipëri.
STATUSI NGA AMBASADORJA AMERIKANE YURI KIM
Diskutim i mirë sot me Ministren e Energjsëi & Infrastrukturës Belinda Ballukun mbi bashkëpunimin për të mbrojtur infrastrukturën kritike, për të diversifikuar energjinë, për të tërhequr investime, për të rritur mundësitë për bizneset e SHBA. Presim të ndërtojmë memorandumin e mirëkuptimit strategjik në bashkëpunimin ekonomik.
Good discussion today w/Energy & Infrastructure @BallukuBelinda on ?? ?? cooperation to protect critical infrastructure, diversify energy, attract ?? investment, increase opportunities for ??&?? businesses. Looking forward to building on our strategic MOU on Econ Cooperation!
— Ambassador Yuri Kim (@USAmbAlbania) December 21, 2020