Ambasadorja e SHBA-së,Yuri Kim është takuar ditën e sotme me Ministrin e Brendshëm Bledi Çuçi. Me anë të një postimi në rrjetet sociale ambasadorja ka shkruar që kanë rënë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit.

Në Twitter, ambasadorja amerikane shkruan: “U takova me me Bledi Çuçin për t’i uruar suksese në detyrën e re si Ministër i Brendshëm. Më vjen mirë që dëgjova se ai ka urdhëruar për të hetuar trajtimin e protestuesve. E drejta e protestës paqësore duhet të respektohet. Gjithashtu diskutuam rolin e Ministrisë së Brendshme në zgjedhje. Ne ramë dakord për të forcuar bashkëpunimin për sigurinë dhe zbatimin e ligjit”.