Nga Endri Kajsiu

Protesta qytetare pas vra sjes së 25 vjeçarit Klodian Rasha ishte krejtësisht legjitime. Ndodhin kudo në botë protesta të tilla. Ato janë prova të një shoqërie të shëndetshme, e cila ngre zërin, shpesh pse jo edhe dorën, atje ku sheh padrejtësi. Jo për të bërë gjyqe, por mbi të gjitha për të dhënë sinjale të fuqishme, se ngjarjet e izoluara siç ishte edhe kjo e ndodhur në Shqipëri, duhet të mbeten të tilla, pra të izoluara. Janë pra, një këmbanë alarmi të cilës populli i bie për veshët e autoriteteve, që këto të vihen në lëvizje dhe të marrin masa që, e para fajtorët të marrin dën imin, dhe e dyta, këto ngjarje të mos shndërrohen në fenomene.

Për fat të keq, ashtu si dhe në raste të tjera krejt legjitime edhe kjo u shndërrua, nga një shans për shoqërinë që të demonstronte kulturën e protestës dhe mospajtimin me asnjë formë të padrejtësisë, në një vegël të ndryshkur në duart e “mjeshtrave” që lëvizin fijet në prapaskane, nga selia e SHQUP-it buzë Lanës e deri tek presidenca.

Thirrja e dëshpëruar e udhëheqësit të protestës, apo “Azem Hajdarit të dytë” siç e quan ai veten, drejtuar Ilir Metës ishte konfirmimi më i mirë, se prej ku vinin urdhërat për adoleshentët që thyenin semaforë dhe u vinin flakën koshave dhe pemës së Vitit të Ri.
Edi Rama i shndërroi në rebelë pa kauzë gjatë ditës së djeshme. Pasi vizitoi shtëpinë e të ndjerit, kreu i qeverisë kërkoi ndjesë publike për familjen dhe konfirmoi dorëheqjen e Ministrit të Brendshëm.
Por rebelët e mbetur pa kauzë nuk kishin dalë për të protestuar për Klodian Rashën.

Rebelët pa kauzë ishin rikthyer një vit e shumë muaj më vonë, për t’i vënë flakën Tiranës, sepse përgjatë gjithë 2019-ës kishin dështuar.
Rebelët pa kauzë janë seria e radhës e skenarëve që si motiv kryesor kanë vdekjen, zjarrin dhe shkatërrimin.
Rebelët pa kauzë që thonë se “do e djegim Tiranën” janë produkt i të njëjtës mendje që krijoi Babalen, që doli nga Kuvendi dhe pastaj shkonte tek Kuvendi për t’i bënë zjarrin nga jashtë.

Rebelët pa kauzë janë produkt i mendjes që tentoi t’i vinte flakën Shqipërisë sepse dikush e ka bindur që zgjedhjet fitohen larg prej kutisë së votimit
Rebelët pa kauzë janë produkt i mendjes që flet për vdekje nga mëngjesi në darkë dhe shpërndan me whatsapp fotografi mo rgu nëpër televizione.
Rebelët pa kauzë janë produkt i mendjes që mendon se një aksident fatkeq, i ndodhur në një rrugicë të errët të periferisë së kryeqytetit, është shansi i madh që do i sjellë në pushtet pas pak muajve. Eshtë e njëjta mendje e fytyrës së skalitur përditë në televizione duke shpallur plane, vdekje, katastrofa, zi dhe që papritur është zhdukur, si dora e fshehur pas gurit të hedhur.