Teksa një grup të rinjsh ka protestuar sërish të dielën në mbrëmje, LSI ka dale hapur në krye të tubimit.

Kanë qenë ish-deputetët Përparim Spahiu dhe Floida Kërpaçi ata të cilë nuk i janë fshehur asnjë moment ‘syrit’të kamerave.

Por ajo që bie në sy është veshja e shtrenjtë e zyrtares së partisë që ankohet për varfërinë e shqiptarëve.

Sikurse shihet nga foto, Kërpaçi mban të veshur një xhup Moncler. Marka në fjalë shquhet edhe nga stema në krahun e xhupit të saj.

Por përmes një kërkimi të thjeshtë, nuk bëhet fjalë për një veshje të çfarëdoshme. Kërpaçi mban një xhup që kushton plot 1,859 dollarë.