e-Albania i vjen në ndihmë edhe qytetarëve, që nuk e kanë ende një mjek familje, ashtu sikurse atyre, që kërkojnë ta ndryshojnë mjekun e tyre. Në e-Albania tashmë ofrohen edhe dy shërbime të reja online “Aplikim për regjistrimin pranë mjekut të familjes” dhe “Aplikim për ndryshimin e mjekut të familjes” Çdo qytetar ka të drejtë të përzgjedhë vetëm një mjek, si dhe të ndryshojë mjekun e familjes vetëm brenda mjekëve të Qendrës Shëndetësore të njësisë administrative, ku ka vendbanimin e përhershëm.
Në kushtet e vështira kur duhet të ruajmë shëndetin, e-Albania prej disa ditësh po ju vjen në ndihmë qytetarëve të prekur nga COVID-19 dhe duhet të marrin mjekim në shtëpi, përmes shërbimit “Kontrolli mjekësor bazë”, ku secili mund të kontaktojë mjekun e vet të familjes. Ndërkohë, ilaçet e marra me recetën e mjekut të familjes për të sëmurët me covid-19, do të rimbursohen të plota. Përmes këtij shërbimi, të gjithë qytetarët 35-70 vjeç kryejnë kontroll mjekësor bazë, këshillohen, trajtohen dhe bëjnë analizat falas.