Ministrja e Shtetit për marrëdhëniet me Parlamentin, Elisa Spiropali vizitoi sot familjen e Gjergji dhe Xhemike Thaka në Kamëz të cilët kanë përfituar lejen e legalizimit, pas viteve të tëra sorrollatje.

“Askush më mirë se rrëfimi i dy njerëzve të mirë e punëtorë, të cilët jetojnë në Kamëz që prej vitit 1960 mund të dëshmojnë diferencën midis dy kohëve qeverisje. Gjergji dhe Xhemile kanë aplikuar për lejen e legalizimit që në vitin 2005 dhe kanë arritur ta marrin atë vetëm përpara pak kohësh”, tha Spiropali.

Sipas ministres, sorollatjen nëpër mejhanet e shërbimeve të dikurshme dhe punën e përditshme të një administrate të përkushtuar, banorët e Kamzës do ta shprehin me votë në 25 prill për mandatin e tretë të Partisë Socialiste me Edi Ramën kryeministër.

“Faleminderit për këtë nder. Ne do t’ua shpërblejmë vetëm me punë. Ne kishim aplikuar që në vitin 2005. Nuk na afrohej njeri sepse na shikonin më sy kështu. Erdhi kjo qeveri, për mua është qeveria më e mirë. Keni hequr taksat, keni meritë të paparë’’, tha kryefamiljari Thaka.