Të gjithë arrorët meritojnë vëmendjen tuaj si dhe të jenë pjesë e dietës së përditëshme. Kur konsumoni arrorë kjo do të thotë më shumë fibra, yndyrna të shëndetshme dhe vitamina për organizmin. Pra të gjithë llojet e arrave, lajthitë, fistikët, farat e pishës apo bajamet duhet të jenë patjetër rreth pjatave tuaja. Gjithësesi edhe në këtë ndarje shumë të shëndetshme, mund të zgjidhni më të dobishmet ndër to. Në këtë artikull nga AgroWeb.org ju theksojmë pikërisht këtë.
Bajamet Perfekte për të shuar urinë dhe për tu shijuar. Bajamet janë të pasura me yndyrna të shëndetëshme dhe janë të pasura me fibra më shumë se arroët e tjerë. Në rreth 23 gramë bajame, gjeni 4 gramë fibra dhe 6 gramë protein, shumë të nevojshme e të shëndetshme. Gjithashtu përmbajnë vitaminë E duke qenë kështu jo vetëm një mënyrë për të qëndruar më shumë të ngopur, por edhe si një mënyrë për të lufuar inflamacionin apo diabetin e tipit 2. Fistikët Arrori më i pasur me kalium, rreth 291 miligramë për çdo grusht me fistikë. Të pasura edhe me vitaminë B6, fistikët apo stikat siç njihen ndryshme ndihmojnë shëndetin e zemrës, presionin e lartë të gjakut apo uljen e peshës. Arra Nëse doni të merrni shumë omega-3, zgjidhni të konsumoni shumë arra. Ato ulin nivelin e kolesterolit në gjak, ndihmojnë shëndetin kardiovaskular dhe luftojnë inflamacionin. Merrni çdo ditë deri në 12 thelpinjë arra për të përfituar sa më shumë nga to.
Lajthitë Lajthitë gjithashtu janë një burim i mirë proteine ku rreth 20 kokrra lajthish përmbajnë 4 gramë nga kjo enzimë. Në krahasim me arrorët e tjerë, lajthitë përmbajnë shumë folate dhe vitaminë E duke qenë kështu një ushqyes shumë i mirë për gratë shtatzanë. Farat e pishës Përmbajnë shumë fosfor, vitaminë E, vitaminë K, në vetëm një grusht nga këto fara. Ato ndihmojnë shëndetin e kockave, trurin dhe shëndetin e zemrës./AgroWeb.org