Derbi i parë i këtij sezoni të ri futbollistik mes Tiranës dhe Partizanit u zhvillua mbrëmjen e djeshme në stadiumin “Air Albania”, i cili përfundoi me rezultatin e bardhë 0-0.

Ajo që bëri përshtypje në takimin e djeshëm ishte terreni skandaloz i stadiumit “Air Albania”, ku u vu re abuzimi me lekët që është bërë në këtë investim, të cilin e ka pasur si detyrim Federata Shqiptare e Futbollit.

Duke parë gjëndjen skadalonze të “Air Albania” klubi i Partizanit kishte kërkuar që ndeshja të shtyhej për të dielën për të luajtur në një stadium tjetër, por që nuk u realizua.

Ndërkohë që ky derbi pritej të luhej në stadiumin “Selman Stermasi” pasi terreni është në gjëndje optimale, duke qenë se u vendos i ri, mësohet se klubi i Tiranës ka një borxh të konsiderueshëm ndaj OSHEE.

Klubi kampion sipas Super Sport ka një borxh prej 44 milionë lekësh të vjetra pa shlyer dhe kjo ka bërë që Operatori i Shpërndarjes së Energjisë Elektrike të mos pranojë të marrë përsipër ndriccimin e impiantit “Selman Stermasi”.