Lajm i trishtë për artin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare këngëtarja e madhe e muzikës popullore Drita Papajani.

Kengetarja Drita Papajani

Lajm i trishtë për artin shqiptar! Ndahet nga jeta në moshën 85 vjeçare këngëtarja e madhe e muzikës popullore Drita Papajani. Ajo hyri në interpretimet e këngës popullore në fillim të viteve 1960 si zbulim i të madhit shkodran Paulin Pali.  Në jetën e saj të gjatë artistike si pjestare e Ansamblit Kombëtar të Këngëve dhe Valleve Popullore, Papajani ia doli të vendoste emrin e saj krahas më të mëdhenjve interpretues të këngës sonë popullore si Luçije Miloti, Bik Ndoja, Fitnete Rexha, Hafsa Zyberi, Naile Hoxha, Xhevdet Hafizi, Bajram Spahiu, Pjetër Gjergji, Kel Sota, Emil Miloti, Despina Trimcev, Sadete Toska, Sanije Shaqiri (Pali), Hajrie Harapi, e të tjerë.

Regjistrimet muzikore të saj gjenden në fondin e artë të Radio-Tiranës dhe në Arkivi Filmit. Pas viteve 1990 mori pjesë në ringritjen e besimit fetar në Shqipëri, duke u bërë nga të parat që u aktivizua për hapjen e Kishës së Ungjillëzimit, si dhe e vendosi përsëri talentin e saj në shërbim të korit kishtar të Kishës Orthodhokse Autoqefale.

Lajmi i hidhur për ndarjen e saj nga jeta është bërë me dije Vasil Sofokli Tole përmes një postimi në rrjete sociale.