Në përpjekje për të rritur efikasitetin e vaksinave të tyre, Kompania farmaceutike nga Britania e Madhe, AstraZeneca njoftoi se do të kombinojë vaksinën e saj anti-covid me atë ruse Sputnik V. Kompania tha se vaksina ruse do të përdoret në provat e mëtejme klinike. Provat klinike thanë se do të nisin në fund të këtij viti.
“Sot njoftojmë se do të nisim një program të provës klinike, për të vlerësuar sigurinë dhe imunitetin që prodhon kombinimi i AZD1222, të zhvilluar nga AstraZeneca dhe Universiteti i Oxford-it dhe vaksina Sputnik V, që është prodhuar nga Instituti rus për hulumtime, Gamaleya”, tha kompania farmaceutike AstraZeneca, në një njoftim për media. Në rezultatet e paraqitura vaksina e Astrazenecës ka treguar një shkallë efikasiteti mesatare prej 70.4%, ndërsa në rastet kur kishte ndryshim dozash efektiviteti rritej deri në 90%.
Ndërsa sipas të dhënave për vaksinën ruse Sputnik V, ajo ka rezultuar 92 %, megjithatë efektiviteti i saj është shqyrtuar vetëm nga institucionet vendase. Kirill Dmitriev, kreu i Fondit për Investimeve Direkte, që do të financojë këto studime, tha se Rusia është e përkushtuar për prodhimin e një vaksine, që do të dilte përmes kombinimit të vaksinës me kompaninë AstraZeneca. Ai tha se prodhimi i kësaj vaksine do të nisë, pasi provat klinike të dëshmojnë për efikasitetin e vaksinës