Dashi: Kjo nuk do të jetë një javë fort e qetë. Do t’ju duhet të tregoheni më dinakë se zakonisht, për të mos përsëritur të njëjtat gabime. Në aspektin profesional do të keni mundësi të bëni projekte dhe investime të reja, sidomos nëse punoni si bashkëpunëtor i jashtëm. Në aspektin sentimental do të hasni disa vështirësi mes datave 9 dhe 12 dhjetor. Do t’i vini pikat mbi “I” dhe kjo mund të mos i pëlqejë shumë partnerit. Në fundjavë situata paraqitet më e mirë.
Demi: Ju pret një javë e ngarkuar. Në aspektin profesional do të keni ndryshime. Me sa duket, do t’ju duhet t’i shtyni për më vonë pushimet që kishit planifikuar. Yjet ju këshillojnë të bëni kujdes me shpenzimet, në mënyrë që ato të mos i tejkalojnë të ardhurat tuaja. Në aspektin sentimental, mund të përballemi me ftohtësi nga ana e partnerit. Do të ishte me vend që të përpiqeshit ta mirëkuptonit atë. Tregohuni të vendosur dhe merrini ju në dorë frerët e jetës suaj.
Binjakët: Do të jetë një javë disi e paqëndrueshme për ju. Me raste do të ndiheni në humor të mirë dhe herë të tjera të rënë moralisht, aq sa dhe partneri nuk do të mund t’ju ndihmojë. Në aspektin sentimental do të keni ndjesinë se jeni më të vetmuar se zakonisht. Yjet ju këshillojnë që të përpiqeni më shumë dhe të mos e konsideroni ndarjen si një alternativë. Me pak durim dhe vullnet, shumë shpejt gjithçka do të kthehet në normalitet.
Gaforrja: Këtë javë yjet do t’ju buzëqeshin. Në sektorin financiar gjërat do të shkojnë më së miri për shenjën e parë të ujit. Tani mund të vilni frytet e punës suaj, të cilën e keni kryer më herët. Fundjavën do ta kaloni këndshëm në shoqërinë e të afërmve dhe familjarëve. Në aspektin sentimental nuk priten ndryshime të mëdha, por gjendja është në përgjithësi e mirë.
Luani: Ju pret një javë e ngarkuar në çështjet profesionale. Do të punoni me zell dhe me siguri që rezultatet nuk do të mungojnë. E meritoni një pushim në fundjavë në një vend të largët dhe pak të populluar. Do të ndiheni mirë në praninë e miqve të ngushtë dhe të familjarëve. Në aspektin sentimental do të tregoheni më këmbëngulës se kurrë dhe nuk do të lejoni të kushtëzoheni prej askujt.
Virgjëresha: Java do të nisë e mbarë, por aty nga dita e mërkurë situata do të ndryshojë dhe jo gjithçka do të jetë në favorin tuaj. Në fundjavë do të ndjeni nevojën që të shkëputeni nga të tjerët, ndërkohë që partneri do të dëshirojë të kundërtën. Me siguri që kjo do të krijojë konflikt mes jush. Në aspektin profesional do ta keni të vështirë t’u përshtateni ndryshimeve. Do të ishte me vend që t’i planifikonit më mirë punët tuaja.
Peshorja: Duke filluar që nga dita e mërkurë, Hëna do të kthehet nga shenja juaj, kurse Marsi do të jetë në prapavijë. Shpeshherë do ta ngarkoni veten me punë, në mënyrë që t’i largoni mendimet e trishtuara. Në fundjavë do të keni mundësinë të çlodheni dhe të kaloni çaste të këndshme në shoqërinë e miqve tuaj të ngushtë. Në aspektin sentimental do ta keni paksa të vështirë që ta gjeni gjuhën e përbashkët me partnerin, por kini parasysh se kur mbyllet një derë hapet një dritare.
Akrepi: Do të jeni për këtë javë shenja më e favorizuar e zodiakut. E mërkura dhe e enjtja do të jenë ditët më interesante. Në jetën në çift do të ndizet pasioni, edhe atëherë kur duket se mungon entuziazmi. Do të tregoheni më të hapur me partnerin dhe gjithçka do të shkojë më së miri. Fundjavën do ta kaloni në shoqërinë e njerëzve tuaj të dashur dhe do të bëni blerje për shtëpinë. Nëse akoma vazhdoni studimet, tani keni rastin për të përmirësuar notat.
Shigjetari: Ka një kohë për të programuar dhe një kohë për të vënë në jetë idetë tuaja. Do të jetë më mirë që këtë javë t’i planifikoni gjërat dhe të mos ia lini asgjë rastësisë. Tani është periudha e përshtatshme për të zbatuar planet që keni bërë më herët. Mbani qëndrim korrekt me partnerin dhe vëruni veshin fjalëve të tij. Në aspektin e miqësive do të jeni në gjendje të dalloni pa asnjë problem të vërtetën nga e gënjeshtërta.
Bricjapi: Kjo do të jetë një javë e ngarkuar për të lindurit e kësaj shenje. Si çështjet e zemrës edhe ato profesionale do të kërkojnë një vëmendje më të madhe nga ana juaj. Me raste do të ndiheni të stresuar, prandaj është e këshillueshme që të mos konsumoni lëndë stimuluese. Do të bënit mirë të merreshit me sport ose që t’u kushtoheshit aktiviteteve tuaja të parapëlqyera, pasi do t’ju ndihmonte që të ndiheshit më të kthjellët dhe më energjikë.
Ujori: Kjo do të jetë një javë disi e paqëndrueshme në aspektin financiar. Do të keni prirjen të bëni blerje, që financat tuaja zor se i mbulojnë. Mbase do të ishte më mirë që ta shtynit këtë për një periudhë të mëvonshme, në një moment më të përshtatshëm. Në raport me të tjerët, do të përpiqeni t’u përshtateni atyre dhe t’i pranoni kufizimet e tyre. Në aspektin sentimental do ta konsolidoni marrëdhënien tuaj.
Peshqit: Hëna dhe Dielli do të jenë të kthyer në pozicion të favorshëm për shenjën tuaj, sidomos gjatë fundjavës. Do të dini të tregoheni mirëkuptues dhe diplomatë në marrëdhënie me të tjerët. Do të jeni entuziastë dhe do të mbani qëndrim pozitiv në lidhje me gjithçka që ju shqetëson. Kur vjen puna te dashuria, yjet ju këshillojnë që të tregoheni diskretë dhe t’i mbani çështjet tuaja intime larg syve kureshtarë. Një ide e mirë do të ishte t’ia shfaqnit dashurinë partnerit duke i bërë një surprizë.