Këngëtarja Aurela Gaçe ka përlotur rrjetin me statusin drejtuar mamasë së saj e cila sot feston ditëlindjen. Gaçe ka kujtuar momentet kur motra dhe vëllai ikën në emigracion, si një nga periudhat më te keqe dhe të dhimbshme njëherësh për të ëmën e saj.

Postimi i Gaçes: Gëzofsh edhe 100 ditëlindje pranë nesh ma. Ne, 3 fëmijët e tu, u rritëm nga nje grua e fortë, e dhi mbsur në tē njejtën kohe, zemërgjerë, luaneshë kur duhej ,e lirë në shpirt e në mendje. Se kisha parë kurrë të qante ne syrin tonë, derisa iku ne emigrim vetëm 14 vjeç, vèllai i vetëm,me gomone ….e më vonë motra 15 vjeç… .vetëm atehere e pashe te thyhej…duhet te duronte pa i parë vite e vite , priste një telefonatë nga ata, nje zë qe u thoshte se ishin mirë . Si mund të durojë kaq shume zemra e nënës e prapë të gjejë forcë te japë e japë për gjithe njerëzit qe e rrethojnë ? Perpjekjet per nje jete me te mire vazhdonin. I mora ketu prinderit, te ishim bashkë . Pa e kuptuar se i ata ndiheshin të humbur…punën qè kishin pas, ishte vēshtire ta kishin po njesoj, familja e tyre nuk ishte me afer, rreth i te afermve, i miqve nuk ishte më aty. Une isha fare e re e se kuptoja dot kete ndryshim qe ndodhte për ta. Ajo ishte mami-infermiere . Mbaja mend si femije qe binte dera me urgjence kur kishte ndonje lindje te veshtire e megjithese nuk ishte turni i saj, njerezit qe ishin ne h all e kerkonin . Vone e kam kuptuar sa e zonja ishte. Kishte te bente me jetë njerezish e ata e besonin.

Ne Tirane ishte veshtire te gjente te njejten pune, njesoj, e turnet e natës nuk ishin më të perballueshme. Punoi me vone ne konsultoren e femijeve ,e sot ka shume njerez qe me thone se mami eshte kujdesur per femijet e tyre…ka shume qe me thone se mami i ka pritur te vinin ne jete nga duart e saj. Une ndihem shume shume krenare. Nderkohë ajo vazhdon rri pa gjumë kur semuret ndonje nga vajzat e mija. Përkushtim nga ai qe japin vetēm gjyshet. E palodhur për të më ndihmuar,në çdo situate. Mami ,te duam shumë . Jetofsh e gëzofsh sa më gjatë me ne.