Babai i 25-vjeçarit Klodian Rasha, Qazim Rasha, flet për News24 për ndryshimin e akuzës ndaj efektivit të Forcave Shqiponja, që që lloi për vd ekje të birin e tij. Sipas Prokurorisë, akuza që rëndon ndaj efektivit të Shqiponjave është Vr asje me dashje në dëm të viktimës Klodian Rasha.
Lidhur me këtë, Qazim Rasha është shprehur se kërkon drejtësi nga shtetasi, pasi sipas tij, drejtësia shëron plagët dhe zemrën. Sipas tij, vrasja e djalit të tij nga polici është një ngjarje që ndodh njëherë në shekull.
Jemi bij të këtij shteti, kërkojmë drejtësi prej tij. Drejtësia shëron plagët, ajo shëron zemrat. Përveç shtetit, kush mund të bëjë drejtësi? Kur shteti kërkon të nxjerrë të vërtetën, ka një lehtësim. Kërkova drejtësi që ditën e parë e vijoj ta kërkoj. Kam besim të plotë që çdokush e ndjen dhimbjen time. S’ka fije dyshimi që gjërat do të shkojnë atje ku duhet. Raste të tilla ndodhin njëherë në shekull. Unë nuk e kisha menduar kurrë se do më ndodhte. Kurrë mos ndodhtë ajo që më ndodhi mua. Kam besim se shteti do të bëjë punën e vet, ka thënë mes të tjerash Qazim Rasha.