Mbappé është një nga protagonistët e sotëm në botën e futbollit. Sulmuesi francez nuk po kalon momentin e tij më të mirë, teksa ka mjaft komente mbi të ardhmen e tij. Me një kontratë te PSG deri më 2022, rinovimi i tij është një temë shumë e debatuar në Francë, me Real Madridin shumë të vëmendshëm ndaj ngjarjeve.

Wilfrid Mbappé, babai i lojtarit, dëshironte të fliste për të gjitha këto në një intervistë me “Teléfoot”: “Pse duhet të shqetësohemi nga gjithçka që thuhet? Këto zëra nuk mund të na shqetësojë, sepse Kylian luan për një ekip të shkëlqyeshëm dhe është i rrethuar nga lojtarë të shkëlqyeshëm. Kjo e lejon atë të afrohet me ëndrrat dhe ambiciet e tij”. Një përgjigje jo plotësisht e qartë për pyetjen nëse djali i tij do të vazhdonte apo jo te PSG, përtej vitit 2022.

Lidhur me performancën e ditëve të fundit, Wilfrid nuk ka dyshime për talentin e djalit të tij: “Performanca e tij është më pak e mirë, por nuk është ajo që njerëzit duan të besojnë. Nëse duhet të shqetësohemi për lojtarë si Kylian, atëherë do të duhet të shqetësohemi për shumë lojtarë të tjerë”. Te PSG janë përpjekur për javë të tëra me rinovimin e një prej lojtarëve të tyre më të rëndësishëm, duke ditur që e gjithë Europa e dëshiron Mbappé.