Ministrja e Shëndetësisë, Ogerta Manastirliu, jep lajmin e mirë se qeveria shqiptare do të mbështesë financiarsisht kurimin e doktor Drini Dobit, i cili po lufton me koronavirusit në një spital të Italisë. Mjekut Dobi i duhen 50 mijë euro që të vijojë kurimin në Itali, ndërsa këtë shumë tashmë e ka marrë përsipër qeveria, deri në shërimin e tij të plotë.

Mesazhi i Manastirliut:

Kam një falënderim për të gjithë ata qytetarë dhe kolegë, të cilët janë solidarizuar me doktor Drini Dobin, sot kur ngrohtësia e mirënjohjes për kontributin human dhe profesional është kaq e rëndësishme në luf tën kundër sëmundjes. Doktor Drini luf toi me Covid-in dhe lu fta e tij për jetën po vazhdon për arsye të komplikacioneve të mëtejshme. Personalisht kam qenë në komunikim të vazhdueshëm me familjen e doktor Drinit dhe me mjekët që po ndjekin trajtimin për problemin e komplikuar shëndetësor të tij. Qeveria shqiptare ka marrë përsipër ta mbështesë financiarisht kurimim e doktor Drinit, deri në shërimin e tij të plotë. Forca Doktor Drini!

https://www.facebook.com/OgertaManastirliu/posts/1116102162179166