Pas shkatërrimit nga ana e protestuesve paraditen e sotme të selisë së PS në Shkodër, ku janë thyer xhamat më gurë dhe më pas u shkallmua dera e kamerat e sigurisë, Kryetari i Grupit Parlamentar të PS, Taulant Balla, dhe koordinatori i PS për qarkun, Ilir Beqaj kanë mbërritur në këtë qytet për të parë nga afër çka ndodhur.
Kryetari i Grupit Parlamentar socialist, Taulant Balla, në komunikimin me mediat atje tha se opozita po shfrytëzon një ngjarje të rëndë, një krim të një polici i cili për këtë krim është në proces.
“Ky është edhe standardi dhe krahasimi ynë me ata. E mbani mend në vitin 2011 që nuk zbatohet urdhri i prokurorisë për të arrestuar personat që kishin kryer vrasjen. Nga selia e PS Shkodër, i bëj thirrje popullit të nderuar të Shkodrës, aktet e ndodhura është një grabitje e një proteste qytetare nga politikanët e së keqes. Monika Kryemadhi të heqë dorë nga pagesat e minorenëve dhe prindërve i bëj thirrje që të mbajnë në kontroll fëmijët. Nuk pasurohesh me 50 mijë lekshat e Monikës. Mesa pashë unë Voltana Ademi ishte në krye të protestës,. Kur merr përsipër organizimin e protestës mban edhe përgjegjësi
Kjo protestë është iniciuar nga PD-LSI Shkodër dhe Voltana Ademi. Përgjegjësitë i shkojnë atyre. Si ka mundësi që zjarrfikësit që drejtohen nga bashkia nuk vijnë deri sa u dogjën të gjitha. Harrojini që mund të digjni PS-në për skenarë që Shkodra i njeh mirë”, tha Balla nga Shkodra.
Kujtojmë sot protestuesit, shumica të mitur, nxorën çdo gjë që ndodhej brenda PS-së, objektet dhe dokumente dhe i vunë zjarrin para hyrjes së selisë rozë në qytetin e Shkodrës.