Boubacar Kamara ka rënë në radarin e Barcelonës. Gerard Pique do të mungojë pothuajse për pjesën e mbetur të sezonit, pasi lëndoi ligamentet e gjurit në nëntor. Barça është hedhur tani në sulm për të gjetur një zëvendësues dhe Boubacar Kamara është një objektiv sipas “Mundo Deportivo”.
Ronald Koeman e pëlqen shumë 21-vjeçarin, dhe është zgjedhja e parë nëse dështon blerja e Eric Garcia nga Manchester City. Sido që të jetë, edhe City ka kohë që e monitoron Kamara vlera e të cilit është 29 milionë funte dhe në janar gjithçka mund të ndodhë.