Në Ditën Botërore të Mbulimit Shëndetësor Universal, Ministrja Manastirliu bëri të ditur se nga janari i këtij viti 31,831 të porsalindur kanë përfituar bonusin e bebes. Më anë të një postimi në Tëitter, Manastirliu shkruan se 20,942 fëmijë kanë lindur në spitale publike, 3473 në spitale private ndërsa 7416 fëmijë kanë lindur jashtë vendit por të rregjistruar në Shqipëri.

Bonusi i bebes është një politikë sociale e qeverisë shqiptarë e cila mbështet familjet shqiptar me 400 mijë lekë të vjetra për fëmijën e parë, 800 mijë për fëmijën e dytë dhe 1,2 milion lekë për fëmijën e tretë.