Kreu i PD Lulzim Basha ka deklaruar se është në negociata me drejtues të PPE mbi ecurinë e negociatave për sigurimin e vaksinës për Shqipërinë. Basha deklaroi se ditën e sotme ka shkëmbyer një bashkëbisedim me komisionerin për Zgjerim Oliver Varhelyi pikërisht për këtë çështje.
Ai shtoi se në sajë të negociatave synon që të arrihet një dakordësi mes Shqipërisë dhe vendeve që kanë porositur doza më të mëdha vaksine në raport me nevojën e tyre, për t’i sjellë ato teprica në Shqipëri para mbërritjes së porosisë nga vendi jonë. Ai akuzoi kreun e qeverisë Edi Rama se ka shkuar në Nju Jork për të bërë një udhëtim luksi.
“Edhe në këtë situatë duhet të mendojmë se çfarë mund të bëjmë para t’i dalë përpara të keqes. Kjo është arsyeja pse më shumë prej dy javësh, edhe sot shkëmbeva një bisedë me Varhelyi për çështjen e vaksinës. Këtu kryeministri bëri udhëtim luksi në Nju Jork sikur po shkon të marrë domate. PD është pjesë e PPE dhe kjo më jep mundësin të flas me disa nga udhëheqësit e Europës dhe pjesëtar të PE me të cilët fola para dy javësh për të kërkuar të bëjnë gjithçka të ndihmojnë Shqipërinë. Ato vende që kanë bërë një porosi më të madhe se sa i duhet të kemi mundësinë ta sjellim në Shqipëri për personelin shëndetësor dhe shkallë pas shkalle të gjithë sipas protokollit të OBSH”, u shpreh Basha.