Nga Endri Kajsiu/ Lulzim Basha u zgjua sot pasi kishte fërkuar prej ditësh duart (dhe pse i kishte futur duart në protestë me mënyrat informale) duke parë nga vila e tije ngrohtë djegien e Tiranës në të cilën nuk bëri asnjë punë. Me siguri, që fëmijët e tij po rrinin pranë tij në vilën e tij luksoze në Tiranë ose në Holandë , ndërkohë që minorenë të tjetër të popullit digjinin qytetin nën yqmin e njerëzve të tij e të Ilir Metës e Sali Berishës.
Por, sot u zgjua dhe doli në media për të sulmuar qeverinë e për të buzëqeshur, ndërkohë që situata është shumë serioze dhe ai duhet të fliste për dhunën, për shkatërrimin, për diegien e qytetit, akte për të cilat natyrisht që Lulizm Basha ka përgjegjësi politike. Ai duhet të fokusohej sot te mesazhi pozitiv. Ai sot duhet të fliste kundër dhunës, kundër shkatërrimit, kundër përdorimit të minorenëve në protestë.
Lulzim Basha nuk dha asnjë nga këto mesazhe, duke lënë të kuptohet atë që secili në fakt e di, që ai sëbashku me Berishën, Metën e Kryemadhin janë inskenuesit e shkaterrimit. Janë ata që dhunuan kujtimin e Klodianit duke e kthyer protestën në një luftë ndaj qytetit. Janë ata që përpara zgjedhjeve në cdo rast kërkojnë destabilitet duke shpresuar të marrin pushtetin në tavolinë dhe jo me votë.
Sot Lulzm Basha pati momentin të distancohej nga ajo që ka ndodhur për 6 netë në Tiranë e jo vetëm, por ai zgjodhi të mbajë krahun e Berishës, Metës e Monikës, pasi dukshëm ai është një kukull e tyre dhe jo lider ndryshe që bën diferencën.