Bill Gates ka parashikuar se do të ketë 6 vaksina të miratuara për shpërndarje deri në Pranverën e ardhshme, ndërkohë që arritjet mjekësore për të luftuar koronavirusin po përparojnë.

“Unë pres që do kemi 6 vaksina të miratuara deri në tremujorin e parë”- tha Gates në një event virtual të teknologjisë. Përveç vaksinës së Pfizer me BioNTech, Gates tha se kandidatët e Moderna, AstraZeneca, Johnson & Johnson dhe Novavax, me shumë mundësi do të marrin autorizim në muajt e ardhshëm. Ai nuk e përmendi vaksinën e 6. Javën e kaluar, Britania u bë vendi i parë që i dha miratim kompanisë Pfizer dhe vaksinimi nisi ditën e martë.

Rregullatorët në SHBA pritet të votojnë për miratimin ditën e Enjte. Gates përgëzoi organet rregullatore në vendet e zhvilluara për progresin e shpejtë, por shtoi se ka ende punë, përfshirë tek organizata e tij, për të siguruar shpërndarjen e barabartë tek të gjitha vendet.

Fondacioni “Bill & Melinda Gates” po bashkëpunon me institutin e Serumit në Indi, që është prodhuesi më i madh në botë i vaksinave, që të nisë manifakturën dhe shpërndarjen e vaksinës së AstraZeneca, Novavax dhe Johnson & Johnson. Të tre vaksinat kanë tenkologji tradicionale dhe mund të ruhen me më pak kosto se homologët e Pfizer dhe Moderna.