Kryeministri Rama ka njoftuar pak më parë emrin e ministrit të ri të Brendshëm. Nëpërmjetnjëpostiminë rrjetet sociale kreu i qeverisë ka bërë me dije që do të dërgojë për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm. Rama njofton gjithashtu se në vend të Çuçit te ‘Bujqësia’ do të jetë Milva Ikonomi.

Rama: Sot do të dërgoj për dekretim nga Presidenti, Bledi Çuçin si ministër të brendshëm dhe Milva Ikonomin si ministre bujqësie; dy bashkëpunëtorë të përkushtuar në çdo detyrë që kanë kryer këto vite, me integritet, profesionalizëm dhe kulturë qytetare e politike të padyshimtë.