Në zonat verilindore dhe juglindore të vendit kanë nisur reshjet e para të borës, por të gjitha akset rrugore janë të kalueshme për mjetet. Autoriteti Rrugor Shqiptar bën të ditur se kompanitë kontraktore po punojnë për mbajtjen hapur të akseve rrugore, ndërsa apelojnë drejtuesit e mjeteve të tregohen të kujdesshëm për shkak të lagështirës, të ulin shpejtësinë dhe të respektojnë sinjalistikën.

Sipas ARRSH-së, në aksin Bajram Curri- Valbonë ka pasur reshje bore, rruga është pastruar dhe qarkullimi kryhet normalisht. Po ashtu në Dardhë gjatë natës ka pasur reshje të lehta bore, por rruga është pastruar dhe është bërë shpërndarja e kripës. Edhe në Qafën e Llogorasë ka pasur reshje të lehta bore, të cilat janë pastruar menjëherë, qarkullimi vazhdon normalisht.