Më 28 dhjetori 2018 kryeministri Edi Rama njoftoi se postin e zv.kryeministrit do e mbajë Erion Braçe. Kjo ditë është kujtuar me emocion nga vetë Braçe, i cili shkruan se këtë punë e bën më zemër si ditën e parë dhe nuk e ka bërë kurrë për karrige.

Braçe shpreson që të mos ketë zhgënjyer askënd me punë e tij, ndërsa falenderon ata që e kanë mbështetur.  “28 dhjetor, një ditë si kjo; dua shumë të mos kem zhgënjyer kërkënd! Një gjë dua tua them; Vijoj ta konsideroj punë e jo karrige dhe, ta bej me zemër si ditën e parë! Faleminderit shumë kujtdo“, shkruan Braçe.

Në Asamblenë Kombëtare të PS-së në 2018, ky njoftim u prit me ovacione të gëzueshëm nga salla, ndërsa vetë Rama e konsideroi atë si një nga personat e duhur për të mbajtur këtë post.

“Në fund fare kam dhe një ndryshim që e konsideroj kyç. Erjon Braçe do të jetë zëvendëskryeministri i ri i qeverisë sepse është koha që shumë nga ato që thashë dhe nuk thashë të adresohen në kulturën dhe përkushtimin në shërbimet ndaj popullit, njerëzve. Erjoni si zëvendëskryeministër do të ketë të gjithë autoritetin të ndjekë procesin e transformimit të shërbimeve në shërbime për njerëzit dhe për të dhënë gjithë kontributin e tij në pastrimin e administratës nga hajdutët, parazitët dhe gjithfarëlloj fundërrinash që vazhdojnë të cenojnë drejtpërdrejtë qytetarin duke tundur lloj-lloj flamujsh që nga flamuri i PS, tek flamuri i krushqisë, flamuri i vëllazërisë, tek flamuri i radhës“, tha Rama në 2018.

 

View this post on Instagram

 

A post shared by Erion Braçe (@erionbrace)