Nga Erjon Braçe/
Per cilindo ne kete vend, edhe per mua; Dyfish madje, personalisht por edhe si pergjegjes per nje zone te gjere, e cila, u be edhe ne e gje per shkak se duhet ti pergjigjesha gjithkujt qe kishte numrin tim; Ndaj sot kam nje liste te gjate falenderimi per mjeke e infermiere:
Se pari, i jam shume mirenjohes doktoresha Anila Rexhes e Bruna Shirokes, mjeke familjeje per mua e mijera te tjere, pa dallim, me nje perkushtim e pasion rezellites, kurues e shpetues fizikisht, biologjikisht, menderisht; Shume mirenjohes atyre dhe cdo mjeku familjeje qe eshte heroi i pare per cilindo qe virusi e sulmoi apo cilindo te semure kronik qe prej tyre sherbimi su mungoi kurre!
Se dyti, i jam shume mirenjohes profesoreshe Silva Binos, per gjithcka beri e duroi nga une-derisa me perzuri e cliroi menderisht, por edhe per gjithcka beri e ben per Lushnjen, Divjaken, Shqiperine; bashke me te nje tjeter engjell, doktoreshe Eugena Tominin qe gjurmon virusin e injekton qetesi, siguri, shprese, me to cdo epidemiolog anekend ketij vendi; shume mirenjohes per rrezikun qe morren mbi vete dhe betejen e tyre ne vijen e pare!
Se treti, i jam shume mirenjohes profesoreshe Najada Comos e profesor Perlat Kapisyzit, dy komandante te nje lufte per mua epike, e pandodhur me pare ne spitalet tona, beteje per jeten, nje gare e cmendur por e fituar pertej njerezores per shumicen; e ndjej dhimbjen e tyre per humbjen e cdo jete, por jam i lumtur per fitoret e tyre tek cdo i semure, i imi, familjar apo i zones-te fundit fitues, Veli Leka, Gim Jongari e Altin Bita, zysh Molla ne Senatorium; Bashke me ta, i jam mirenjohes cdo mjeku e infermieri ne spitalet Covid; kam zgjedhur dy simbole, profesor Tritan Kalon edhe pse eshte aq i drejte sa i paarritshem ne cdo gje qe ben e thote, nje engjell si Ana Luca qe kurre nuk e takova edhe pse shkruajme e komentojme njesoj, por larg nga sakrifica e cilesia e punes qe e con shume lart!
Se katerti, i jam shume mirenjohes profesoreshe Mira Rakacollit, ne planin personal e familjar, si mjeke e drejtuese, mbi te gjitha per sakrificen enorme per te pritur cdo kerkese, shqetesim, ankese dhe organizuar pergjigjen.