Akademia e Shkencave e Shqipërisë ka prezantuar rezultatet mbi fazën e dytë të studimit seroepidemiologjik për gjendjen e imunitetit të popullsisë në situatën e pandemisë së shkaktuar nga Covid-19, sipas të dhënave prej depistimit.

Sipas mjekut Genc Sulçebe, në popullatën e Tiranës kemi 50% imunitet. “Në fund të 2020 mbi 50% e popullsisë së Tiranës janë imunë ndaj koronavirusit. Përparësi të vaksinohen ata që nuk e kanë kaluar infeksionin. Sepse janë më të brishtë. Të tjerët kanë anti-trupa.”, tha Sulçebe.

Por në rang kombëtar, shifrat mbeten ende shumë të ulëta. Sipas të dhënave të bëra publike nga ASH, në rang kombëtar, rezulton të kenë fituar imunitet 25% e popullatës.