Ditët e fundit çështja e kufirit detar me Greqinë, është vënë në fokus të diskutimeve politike. Kryeministri Edi Rama, tha ditën e djeshme se nuk ka asnjë marrëveshje me Greqinë ndaj çështja do të shkojë në Gjykatë.
Ky reagim i kreut të qeverisë, erdhi pasi presidenti Ilir Meta tha se nuk do të lejojë që të cenohen interesat shtetërore dhe kombëtare nga cilido individ, që keqpërdor autoritetin e deleguar nga populli shqiptar.
Ndërkohë zëvendëskryeministri Erion Braçe, ka postuar video në instagram, të një kronike te VOA kur ish-kryeministri grek Kostas Karamanlis vizitoi Shqipërinë, në kohën kur në vend ishte kryeministër Sali Berisha. Asokohe, thuhet në kronikë, u nënshkrua marrëveshja mes ministrave të jashtëm, për përcaktimin e kufijve detare, por për përmbajtjen e saj nuk kishte informacion. “Tradhtia nuk tretet në fund të detit! Asgjë nuk harrohet! Tradhtar nuk bëhesh kur do një tjetër, por atëherë kur do e firmos ti!”, shkruan Braçe.
View this post on Instagram