Ish-ministri i Drejtësisë i LSI-së, Ylli Manjani e ka lëshuar gojën mengjesin e sotëm ndaj shefes së ONM-së dhe ambasadores Yuri Kim. Kjo deklaratë e Manjanit ka ardhur pas reagimit të tyre për zgjedhjen e anëtarit të 7-të të Gjykatës Kushtetuese, të cilën e konsideruan si një sukses për Shqipërinë. Manjani shkruan se kjo është ekspertiza më e keqe e mundshme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë nga perëndimi!

Postimi i Manjanit:

Besoj nuk ka më ndonjë peshk të besojë në paanësinë dhe profesionalizmin e ONM në Shqipëri. Trimat e Callaveres po shijojnë rininë e vonë tani në pension. Daci plak do dhe mish t’njomë. Phizer, në këto mosha, nuk është shumë i njohur për vaksinën…

Shumë shumë të fala Callaveres, Kim, Gigit dhe të gjithë të tjerët që na çanë trapin me shpikje dhe me kësi palaço ekspertë. Është ekspertiza më e keqe e mundshme që Shqipëria ka marrë ndonjëherë nga perëndimi! Të paktën të qepin haletë se na e shpifën!