Komisioneri për Zgjerimin Oliver Varhelyi, i ka dalë në mbrojtje drejtoreshës për Ballkanin Perëndimor, Genoveva Ruiz Calavera dhe ambasadorit të BE-së në Tiranë Luigi Soreca pasi ditët e fundit në media janë akuzuar nga eksponentë të opozitës se favorizojnë kryeministrin Edi Rama.
Varhelyi më tej thotë se reforma në drejtëi në Shqipëri është thelbësore dhe nuk duhet të ngadalësohet pavarësisht presionit.
“Akuzat e fundit të pabaza në shtyp dhe media sociale janë plotësisht të papranueshme. Unë kam besim të plotë në stafin tim dhe qëndroj pranë Drejtorit të Ballkanit Perëndimor Calavera Ruiz dhe Ambasadorit Luigi Soreca. Më lejoni të theksoj gjithashtu: Reforma në drejtësi dhe vettingu i gjyqësorit në Shqipëri është absolutisht thelbësore dhe nuk mund të vonohen ose ngadalësohen, pavarësisht presionit”-shkruan Varhelyi.