Me sinqeritetin që e ka karakterizuar gjithmonë, edhe këtë herë, Antonio Cassano, është kthyer të flasë për Serinë A dhe në veçanti për talentin e Juventus, Matthijs de Ligt. Ish-lojtari i Sampdoria-s, në fakt, ka pranuar gjatë lidhjes direkte në Bobo TV se kishte dhënë një vlerësim të gabuar për mbrojtësin bardhezi.
“Për sa i takon De Ligt, kur erdhi në Itali kam qenë i pari që e kam masakruar sepse bënte shumë gabime. Por, duke parë mbrojtësit e ekipeve të mëdha, mendoj se është mes mbrojtësve më të mirë në botë. Bayern Munich, Inter, United, City nuk kanë mbrojtës të fortë si ai. Unë them se tre mbrojtësit më të mirë në bot sot janë Sergio Ramos, Varane dhe De Ligt”.